Ganimete Musliu: Kosova po sulmohet nga qentë në mungesën e luanëve

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 09:03
Ganimete Musliu: Kosova po sulmohet nga qentë në mungesën e luanëve

Në trevjetorin e publikimit të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së, deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se këto tri vjet janë padretësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Musliu ka shkruar se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.

“Një thënje e urtë thot: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve  po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.”

“Liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)