Kryeministri Kurti, thirrje qytetarëve që të investojnë në energjinë e ripërtëritshme

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 15:50
Kryeministri Kurti, thirrje qytetarëve që të investojnë në energjinë e ripërtëritshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe atyre në diasporë, që të investojnë në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka njoftuar se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MË vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

“Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë: Qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër; Marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, dhe; Lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg”, shkruan Kurti.

(Kosova Sot Online)