Prishtinë: Në një bankë deponohen 251 monedha nga 2 euro false

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 08:45
Prishtinë: Në një bankë deponohen 251 monedha nga 2 euro false

Në një bankë në Prishtinë janë deponuar dje nga një klient 251 monedha nga 2 euro false në vlerë 502€, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)