Lexoni edhe:
U fjalos dhe shkëmbeu fyerje me Benzeman, shkarkohet trajneri i Al-Ittihad
Dëshminë në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, e ka vazhduar për ditën e tretë, Gjergj Dedaj, dëshmitari i 33-të, transmeton "Kosova Sot Online".
Mbrojtësi i Thaçit, Luka Misetiq dha si provë materiale para gjyqit, një video të dëshmitarit duke folur para gazetarëve më 23 shtator të 1998-ës për UÇK-në. Misetiq pyeti Dedajn se “a janë të vërteta gjërat që i ka thënë në video dhe a janë të sakta” me atë se çfarë ai di dhe beson.
U fjalos dhe shkëmbeu fyerje me Benzeman, shkarkohet trajneri i Al-IttihadLexoni edhe:
“Më vjen shumë keq që kjo video nuk është e tëra, kjo konferencë ka zgjatur më shumë, kam thënë mes të tjerash, nuk e di se ka efekt që ta them këtu, por kam thënë se UÇK-ja është në mbrojtje të pragut të shtëpisë, familjeve tona, nderit dhe kam ftuar popullin e Kosovës për solidaritet, kam ftuar NATO-n për me u solidarizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe gjëra të tjera”, është përgjigjur Dedaj, përcjell Klankosova.tv.
“Edhe pse thashë se e kam dhënë këtë paraqitje para gazetarëve, nuk e di por diku dy orë pasi jam kthyer nga zonat e luftës, ku kemi parë një terror të tmerrshëm të forcave Serbe ndaj popullatës së Drenicës dhe gjendja jonë ishte e rëndë shpirtërisht, se çfarë kemi parë në Drenicë”, vazhdoi ai më tutje.
Ai u pyet se a kishte frikë për familjen e tij në kohën kur e ka përmendur UÇK-në.
“Vetëm nga Forcat Serbe, për vete nuk kam pasur frikë. Familja ime e dini edhe ju është njëra nga familjet që ka pësuar më së shumti në Kosovë nga Forcat Serbe”, u deklarua Dedaj
Unë jam përqendruar për të thënë të vërtetën dhe saktësinë në atë konferencë, sepse kishte shumë gazetarë në atë sallë, edhe gazetarë të huaj që raportin për mediat e huaja, ishte konferencë me rëndësi, por mund të them se disa individëve aty nuk u ka pëlqyer kjo paraqitje e imja”.
(Kosova Sot Online )