Ja kush thotë: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i zgjidh njohja de facto

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 16:05
Ja kush thotë: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i zgjidh njohja de facto

David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, nuk është optimist se kërkesat e ndërkombëtarëve që Serbia ta njohë de facto Kosovën dhe Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do t’i zgjidhnin problemet mes dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, sipas tij, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet prej jashtë.

“Një të tillë e kemi pasur në vitin 2018, me planin e ndarjes [shkëmbimit të territoreve]. Askujt nuk i ka pëlqyer, të gjithë i kanë nxjerrë në dukje problemet dhe ato kanë qenë reale. Por, fakti që ka ardhur nga të dyja palët, që [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe [presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim] Thaçi, kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar, është dashur të ishte pika më e rëndësishme”, thotë Tanin për rel.

Me formimin e Asociacionit, thotë ai, serbët në Kosovë do të kishin një organizatë që do të njihej botërisht, ndërkohë që vetë Kosova nuk njihet.

Për sulmin në Banjskë thotë se ka shumë pyetje që “mbeten në ajër”, por “me shumë gjasa, duket se dikush në zinxhirin komandues ushtarak ose të inteligjencës në Beograd, ka pasur lidhje me të”.

“Unë mendoj se ideja e vendosjes së sanksioneve ndaj Vuçiqit është tani shumë poshtë në listën e prioriteteve, marrë parasysh gjithçka që po ndodh në Lindjen e Mesme”, thotë Tanin në pyetjen se a po u shmanget Serbia sanksioneve të mundshme nga Perëndimi.

(Kosova Sot Online)