Rama: Tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 16:21
Rama: Tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore

Sot kam vizituar QMF’në e rinovuar në Bardhosh, e cila tash e tutje do të ofrojë edhe shërbim laboratorik, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera.”

Një lajm tjetër i mirë sipas Ramës është që kjo QMF do të punojë 12 orë në ditë.

Ai ka thënë se janë duke u rinovuar 10 QMF.

(Kosova Sot Online)