Ministrat e Jashtëm të BE-së, të hënën takim kokë më kokë me homologët e tyre nga Ballkani

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 12:26
Ministrat e Jashtëm të BE-së, të hënën takim  kokë më kokë me  homologët e tyre nga Ballkani

Të hënën (13 nëntor), Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së do të mblidhet për të diskutuar mbi agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

“Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, ka thënë BE-ja në një njoftim.

Komisioni Evropian miratoi të mërkurën një paketë të madhe ndihme financiare për Ballkanin Perëndimor, e njohur ndryshe si “Plani i Rritjes”, prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Nga kjo shumë është planifikuar që deri në dy miliardë euro të shkojnë si grante, ndërsa katër miliardë do të shkojnë në formë kredie të favorshme apo investime kapitale.

(Kosova Sot Online )