IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, uji ende s’mund të përdoret për pije

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 11:46
IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, uji ende s’mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me ndotjen e Liqenit të Badocit me mangan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burbuqi Nushi nga IKSHPK ka thënë se ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por që ende nuk është arritur vlera e lejuar.

Tutje, Nushi ka treguar se uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije.

“Po bëjnë çdo gjë që vlera të ulet, gjithashtu ta theksoj se vlera e manganit është fenomen natyror që ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve. Ende nuk është arritur vlera e lejuar. Uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije. Njoftojmë popullatën se uji nga Batllava dhe uji nga Shkabaj, i plotëson kriteret për pije dhe këto e tregojnë rezultatet nga laboratori. Në laboratoret tona testohen edhe uji i ambalazhuar”, tha në konferencë ajo.

(Kosova Sot Online)