Vazhdojnë përplasjet për Rrugën A, Rama: Interesi publik më i rëndësishëm se ai partiak

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 16:57
Vazhdojnë përplasjet për Rrugën A, Rama: Interesi publik më i rëndësishëm se ai partiak

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar për rëndësinë e rrugës “Jim Xhema” apo siç njihet “A” pas vendimit nga Gjykata Komerciale për të pezulluar punët në këtë rrugë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama thotë se ndërtimi duhet të vazhdojë dhe se interesi publik është më i rëndësishëm se interest politike dhe partiake.

“Kryeqyteti është i të gjithëve pa dallim. Interesi publik është më i rëndësishëm se interesat politike e partiake”, thotë Rama.

“Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin. Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes “Kalabria” dhe “Prishtina e Re” janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur, andaj ne duam t’i japim fund një herë e mirë këtij problemi. Ky investim i madh do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re”. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës “B” do të lidhet me rrugën “Jim Xhema”. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)