Mitrovicë e Veriut: Policia jep detaje për personin që u raportua i zhdukur e më pas u gjet i vdekur

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 10:30
Mitrovicë e Veriut: Policia jep detaje për personin që u raportua i zhdukur e më pas u gjet i vdekur

Policia ka dhënë detaje për personin që fillimisht ishte raportuar i zhdukur e më pas u gjet i vdekur në Mitrovicën e Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete dje në orën 08:10.

Me udhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti cilësohet vdekje e dyshimtë.

“VDEKJE E DYSHIMT &PERSON I ZHDUKUR – GJETUR/ Mitrovicë Veri 10.11.2023 – 20:00. Lidhur me rastin ‘person i zhdukur’ është raportuar se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti cilësohet vdekje e dyshimtë.”

(Kosova Sot Online)