Publikohet fotografia e momentit kur gjendet trupi i pajetë i një personi pranë lumit Ibër

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 10:41
Publikohet fotografia e momentit kur gjendet trupi i pajetë i një personi pranë lumit Ibër

Një trup i pajetë i S.N., 53-vjeçar me nacionalitet serb, është gjetur dje pranë lumit Ibër në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”

I ndjeri ishte raportuar si i zhdukur.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë publikuar pamje të trupit të pajetë, të cilët thonë se pas tërheqjes tashmë i ndjeri është dërguar për obduksion në Prishtinë.

“Gjendet trupi S.N i lindur me 1970 pa shenja jete pran lumit Iber ne Mitrovic ne aksion ishin ekipet e shoqates se kerkim dhe shpetimit te pjeses veriore Policia e kosoves dhe Zjarrfikesit pas terheqjes se trupit te pajet kufoma eshte derguar per ne obdukcjon ne Prishtine”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujdes, pamjet mund të jenë shqetësues:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=320025920783030&id=100083268730287&ref=embed_post

(Kosova Sot Online)