Publikimi i draftit nga Burim Ramadani, Stano thotë se nuk e di kush është ai, por nuk e mohon vërtetësinë e dokumentit

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 13:04
Publikimi i draftit nga Burim Ramadani, Stano thotë se nuk e di kush është ai, por nuk e mohon vërtetësinë e dokumentit

Draftin e publikuar nga ish-Shefi i AKI-së, Burim Ramadani, e që sipas burimeve të ndryshme është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar ta konfirmojë apo demantojë duke thënë se “nuk shoh arsye ta komentojë”. Kështu tha Stano në një prononcim për portalin evropian “Euractiv”.

“Nuk e di kush është z.Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, citohet të ketë thënë Stano.

Ai shtoi se një propozim i ri i balancuar evropian për asociacionin është paraqitur në fund të Evropës dhe është diskutuar nga të dyja palët dhe se nuk është nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

“Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet,” tha ai, duke shtuar se është politikë shumëvjeçare e Komisionit të mos komentojë mbi rrjedhjet siç i quan të supozuara.

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

Ramadani e publikoi dokumentin në ueb faqen e tij në anglisht dhe shqip, duke thënë se është i njëjti version që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti.

Në fund të tetorit, përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës i kanë dorëzuar Kosovës draftin e statutit të Asociacionit. Asociacioni u ra dakord në vitin 2013, por nuk u zbatua pas një vendimi të vitit 2015 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila deklaroi se ishte jokushtetuese.

https://usercontent.one/wp/www.burimramadani.com/wp-content/uploads/2023/11/www.burimramadani.com_EU-Draft_Statue_October-2023.pdf

(Kosova Sot Online)