Musliu: Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen Kosovë-Izrael dështoi

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 13:12
Musliu: Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen Kosovë-Izrael dështoi

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Serbia kishte planifikuar të shkaktonte incident ndërkombëtar, në ndeshjen që u zhvillua dje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Musliut, plani i cili dështoi ishte plan i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Musliu shtoi se Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin.

“Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi. Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin”, ka shkruar Musliu në platformën “X”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona para fillimisht të ndeshjes, shkaku që nuk kishin mjete identifikuese me vete, duke qenë kështu në kundërshtim me rregullat e vendosura për duelin.

(Kosova Sot Online)