
Doarsa Kica – Xhelili pretendon se qeveria u inspirua nga programi i LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, po pretendon se VV është inspiruar në përpilimin e programit qeveritar nga partia e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo thotë se çështja e ndalimit të qeseve plastike si dhe kodimi si lëndë obligative në shkolla, janë dy pika të cilat janë në programin e partisë së saj.
Postimi i plotë:
Po i lë këtu fotot nga shpalosja e programit Rruga e Re më 18 shtator, meqë duket që kemi inspiruar Qeverinë.
Kemi edhe 98 tjera të publikuara si këto më poshtë, e dhjetëra të papublikuara. Konventën e kemi me 19 nëntor – për inspirim shtesë!
Shihemi!.
(Kosova Sot Online)