Një person shkakton aksident në Klinë dhe ik nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 19:55
Një person shkakton aksident në Klinë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Raportohet se një person që dyshohet se ka shkaktuar të premten një aksident në Klinë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njejti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aksidenti i shkaktuar është regjistruar vetëm me dëme materiale

Personi i dyshuar, është identifikuar nga policia dhe i njëjti është intervistuar sot.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, tha se i dyshuari kishte ikë nga vendi i ngjarjes pasi i njëjti nuk ishte hasur aty kur policia kishte arritur.

“Me datën 10 rreth orës 18:00 rruga  ‘Leonard Palucaj’ në Klinë”, policia është njoftu për nëj aksident, kur ka arritë në vendin e ngjarjes, e ka kuptu që njëri nga të dyshuarit që dyshohet se është shkaktar i aksidentit ka ikë nga vendi i ngjarjes. S’ka pas të lënduar vetëm dëme materiale. Policia e ka identifikuar të dyshuarin, sot në orët e pasditës është ftuar personi për t’u intervistuar që e ka shkaktu aksidentin”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)