Ja kujt i thotë Blerta Deliu: Ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 22:30
Ja kujt i thotë Blerta Deliu: Ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, përmes një postimi iu ka drejtuar Sadri Ramabjës “shko ti në shtime”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”.

“Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor,  e përdori Sadri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe assesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër”, ka thënë Blerta Deliu. 

(Kosova Sot Online)