Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia nis hetimet

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 12:28
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia nis hetimet

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 01:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka shtuar se rasti është duke u hetuar, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë plumbi.

“Rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Elezaj. 

(Kosova Sot Online )