Ferizaj:Tejkaloi shpejtësinë, 28 vjeçarit i merret patentë shoferi për një vit

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 14:07
Ferizaj:Tejkaloi shpejtësinë, 28 vjeçarit i merret patentë shoferi për një vit

Policia në Ferizaj, sot ka ndaluar një shofer të moshës 28 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 108 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)