Gjilan: Vrasje në tentativë, shkak mosmarrëveshja rreth pronës

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 08:27
Gjilan: Vrasje në tentativë, shkak mosmarrëveshja rreth pronës

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Gjilan, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, lidhur me rastin janë arrestuar katër persona që janë përleshur fizikisht mesa veti pas një mosmarrëveshje për pronën.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. 

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është hapur si vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor, sulm. 

(Kosova Sot Online)