Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në EURO 2024, Rama pikturon shqiponjën mbi tabelën e pikëve

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 21:16
Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në EURO 2024, Rama pikturon shqiponjën mbi tabelën e pikëve

Kryeministri Edi Rama, ashtu si të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit ka qenë mjaft i lumtur pas kualifikimit të shqipërisë për në kampionatin erupian “Gjermani 2024”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas ndeshjes, Rama ka publikuar tabelën e pikëve, ndërsa mbi të ka pikturuar shqiponjën dykrenare, për të treguar dominimin kuqezi në këtë garë të vështirë të kualifikueseve për kampionatin Europian.

(Kosova Sot Online)