Aksident mes dy veturave në Prugovc, lëndohen katër persona

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 08:50
Aksident mes dy veturave në Prugovc, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar katër persona, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 07:20  kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova  Sot Online )