Sekretari i NATO-s sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 08:15
Sekretari i NATO-s sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

(Kosova Sot Online)