Rama uron Abdixhikun për rizgjedhjen kryetar i LDK-së: Jam i bindur se do të realizoni vizionin për një shoqëri më të mirë

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 09:02
Rama uron Abdixhikun për rizgjedhjen kryetar i LDK-së: Jam i bindur se do të realizoni vizionin për një shoqëri më të mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Lumir Abdixhikun me rastin e rizgjedhjes kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shkruar se është i bindur se Abdixhiku do të realizojë vizionin e tij për një shoqëri të mirë, ekonomi më të fortë.

“Urime të përzemërta Lumir Abdixhiku për rizgjedhjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Jam i bindur se do të realizoni vizionin tuaj për një shoqëri më të mirë, ekonomi më të fortë dhe përparim në çdo fushë të jetës”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)