Bislimi i drejtohet BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj nesh sa më shpejtë

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 12:48
Bislimi i drejtohet BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj nesh sa më shpejtë

“Sa më shpejtë masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka thënë zv/kryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, në një tryezë mes Komisionit për Integrime Evropiane dhe ambasadorit gjerman, Jorn Rohde dhe Shefit të Zyres së BE-së, Thomas Szunyog, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bislimi thotë se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës – sanksione këto që erdhën si pasojë e mospërfilljes së deklaratës së 3 qershorit nga BE nga Qeveria e Kosovës për të shpallur zgjedhje të parakohshme dhe për të larguar Lulzim Hetemin dhe Erden Atiqin nga ndërtesat komunale të instaluar me aparaturë policore – në masë kanë ndikuar edhe në Raportin e Progresit të sivjetmë të hartuar nga Komisioni Evropian.

Bislimi madje duke folur edhe për aplikimin (të patrajtuar) të Kosovës në Bashkimin Evropian ka kërkuar që ajo të shqyrtohet dhe se për këtë “nuk ka nevojë për njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së”.

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online )