Rohde: Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë
Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së, ka deklaruar ambasadori gjerman Jörn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë deklaratë ai e dha në “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.
Rohde shton se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.
(Kosova Sot Online)