Haxhiu për zjarrin në IML: Mashtruesit e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftës, të krimeve që kanë ndodh në Kosovë

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 10:42
Haxhiu për zjarrin në IML: Mashtruesit e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftës, të krimeve që kanë ndodh në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas zjarri ka përfshirë për herë të dytë brenda një viti Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se kjo është alarmante dhe sipas tij për këtë duhet të dëshmojë Prokuroria.

“Zjarrvënësit po i ndjek zjarri, përmes të cilit erdhën në pushtet…! A është rastësi edhe zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të dytën herë, po ashtu edhe në shumë objekte të trashëgimisë kulturore që po ndodhin? Kjo është vërtet alarmante…!!! Këtë duhet Prokuroria ta dëshmojë. Mashtruesit matrapazë, e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftës, të krimeve që kanë ndodh në Kosovë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)