Josep Borrell me goditje të forta në adresë të Rusisë: Ukraina i përket familjes sonë evropiane

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 12:30
Josep Borrell me goditje të forta në adresë të Rusisë: Ukraina i përket familjes sonë evropiane

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se kryengritja e Maidanit ka shënuar historinë e përbashkët me Evropën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në llogarinë e tij në plaftormën X, ai ka thënë se Ukraina i përket familjes evropiane.

“Kryengritja e Maidanit shënoi historinë tonë të përbashkët. Ukrainasit mbrojtën zgjedhjen e tyre evropiane atëherë, siç po bëjnë tani. Për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar Borrell.

“Evropa qëndron me Ukrainën. Atëherë, tani dhe në të ardhmen – Ukraina i përket familjes sonë evropiane”, ka shkruar diplomati evropian.

(Kosova Sot Online )