Vuçiq e godet ashpër shefin e NATO- Stoltenberg: Është puna jonë se ku do ta vendosim ushtrinë

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 12:22
Vuçiq e godet ashpër shefin e NATO- Stoltenberg: Është puna jonë se ku do ta vendosim ushtrinë

Duke komentuar kërkesën e Perëndimit që Serbia të mos e grumbullojë ushtrinë e saj në kufirin me Kosovën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u përgjigj se ushtria serbe “kurrë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e saj”.

“E ku dhe si do ta vendosim ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, pa rrezikuar askënd, kjo është punë e jona”, shtoi ai, transmeton "Kosova Sot Online".

Kur është fjala për hetimin e sulmit në Banjskë, Vuçiqi tha se “ai ka një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kupton kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”.

“Në përputhje me ligjin dhe legjislacionin vendas, ne do të mbajmë përgjegjës ata që morën pjesë në kryerjen e veprave penale në Banjskë”, shtoi ai.

Vuçiqi e cilësoi bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe misionin e KFOR-it si të mirë dhe korrekt.

(Kosova Sot Online )