Ambasadori gjerman: Kosova do të humbasë shumë para nëse s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare së shpejti

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 15:03
Ambasadori gjerman: Kosova do të humbasë shumë para nëse s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare së shpejti

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës do t’i shkaktojë shumë humbje parash Kosovës neës nuk votohen këto marrëveshje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se për marrëveshjet gjermane ka afate kohore dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato i humbin Kosovës.

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje të votohen së shpejti sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti. Është në interes të të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje – është një kredi e dhënë nga KFË, e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare ose ka fonde nga GIZ-in për zhvillimin rural. Këta janë vetëm disa shembuj Në rastin tonë ka afate buxhetore dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato shkojnë dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë sepse paratë nuk mund të shpenzohen”, tha Rohde para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)