Grenell: Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 14:20
Grenell: Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë Grenell e ka thënë teksa ka rikujtuar një takim me Thaçin.

“Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)