Ja sa vetura në veri i konvertuan targat në RKS për tri javë

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 19:14
Ja sa vetura në veri i konvertuan targat në RKS për tri javë

Nga 1 nëntori, 2 mijë e 222 vetura me targa ilegale në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Gjykata Kushtetuese merr vendim: Komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Çështja e heqjes së targave, që Serbia lëshon për qytetet e Kosovës, ka shkaktuar një sërë krizash në dy vjetët e fundit, si dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022. 

(Kosova Sot Online)