![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar, fillon edhe kursi i gjuhës shqipe
![Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar, fillon edhe kursi i gjuhës shqipe](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/23/auto_403726140_10227459560129000_6352635939702750469_n-1130x6351700725629.jpg)
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij edhe në Pazar të Ri.
Kjo ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Nevzat Lutfiu përmes një shënimi në Facebook.
“Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu.
Hapja e zyrave më 22 nentor përkon me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip.
Lutfiu po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt KKSH do të filloj kursin e gjuhës shqipe për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Serbi e nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat shqipe.
(Kosova Sot Online )