“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Mundësitë janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 12:22
“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Mundësitë janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Kurti në një prononcim për media ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale në Hagë

Por që tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Sipas ZPS-së, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.

(Kosova Sot Online )