Ndërron jetë Feim Elshani pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 18:20
Ndërron jetë Feim Elshani pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri

Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.

Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.

Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

(Kosova Sot Online)