Bllokohen 52 ton miell në një magazinë ushqimore në Fier, brenda u gjetën minj dhe shpendë të ngordhur

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 13:58
Bllokohen 52 ton miell  në një magazinë ushqimore në Fier, brenda u gjetën minj dhe shpendë të ngordhur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se 52 ton miell është bllokuar në një magazinë ushqimore në qytetin e Fierit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrolleve në magazinë, isnpektorët kanë vënë re se produkti mbahej jashtë kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare.

Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Po ashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

(Kosova Sot Online)