Vetura godet për vdekje një person në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 11:00
Vetura godet për vdekje një person në këtë vend të Kosovës

Në rrugën Bill Clinton, policia në Pejë ka njoftuar se vetura a goditur për vdekje një këmbësor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aksidenti ka ndodhur sot në orën 00:47.

Vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë.”

Trupi i pajetë i 41 vjecarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.

Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.

(Kosova Sot Online)