Për grabitjen në Suharekë arrestohet edhe i dyshuari i tretë

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 12:53
Për grabitjen në Suharekë arrestohet edhe i dyshuari i tretë

Raportohet se është arrestuar edhe një person si i dyshuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë këtë të mërkurë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi dje u arrestuan dy persona për të njëjtin rast, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.

“Po, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë”, tha ajo, pa dashur të japë më shumë hollësi.

Seanca ku pritet të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve pritet të mbahet sot.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

(Kosova Sot Online)