Bulliqi: Adem Demaçi sot po skalitet si një hero i një populli që aq shumë e deshi

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 15:01
Bulliqi: Adem Demaçi sot po skalitet si një hero i një populli që aq shumë e deshi

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi,  ka folur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem.

“Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjeshtë vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të”, tha Bulliqi.

“Podujeva dhe Llapi janë të nderuar që tashmë ne zemër të qytetetit të tyre, në bulevardin e qytetit ka personalitet dhe një figurë kaq madhështore”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)