Fillon seanca për të arrestuarit e dyshuar në grabitjen në Suharekë

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 17:00
Fillon seanca për të arrestuarit e dyshuar në grabitjen në Suharekë

Sot para Gjykatës Themelore të Prizrenit, kanë dalë dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Seanca ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tyre tashmë ka nisur.

Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot  edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e duke lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

(Kosova Sot Online)