Atleti kosovar do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë, Rama: Ky vrapim është një shprehje e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 12:02
Atleti kosovar do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë, Rama: Ky vrapim është një shprehje e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar

Atleti, Erzen Zyberaj, do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë “për ta nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka uruar rrugëtim të mbarë.

Rama ka shkruar se ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.

“ Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar”, shkroi Rama.

“Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)