
Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar, Xhevdet Selimin, i cili ishte në kërkim nga autoritetet, transmeton "Kosova Sot Online".
Arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet personi i cili ishte në kërkim
Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.
(Kosova Sot Online)