Pjesëtaret e EULEX-it shpëtojnë një familje në veri, kishin rënë me veturë në një hendek anash rrugës

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 15:51
Pjesëtaret e EULEX-it shpëtojnë një familje në veri, kishin rënë me veturë në një hendek anash rrugës

Pjesëtarë të EULEX-it kanë shpëtuar një familje e cila kishte rëshqitur dhe kishin rënë me veturë në një kanal anash rruge në Mitrovicë veriore, transmeton "Kosova Sot Online".

EULEX ka njoftuar se në veturë ishte një çift me fëmijën e tyre 3-vjeçar.

“Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një hendek anash rrugës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)