Putini e nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 20:45
Putini e nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

Raportohet se një pjesë rekorde e buxhetit do të ndahet për mbrojtjen, teksa ushtria ruse po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë.

Buxheti parasheh shpenzime në vitin 2024 në vlerë 415 miliardë dollarë, me një deficit që pritet të jetë 9.5 miliardë dollarë.

Pasi buxheti u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit, kryeparlamentari Vyacheslav Volodin tha se buxheti u përpilua veçanërisht për ta financuar ushtrinë dhe për ta zvogëluar ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që u vendosën kundër Rusisë pasi ajo i dërgoi trupat për ta nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

(Kosova Sot Online)