Abdixhiku: Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 14:02
Abdixhiku: Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku tha se kjo ditë historike u fitua me shumë sakrificë nga patriotët.

“Burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, rrugën për liri e pavarësi”, tha Abdxhiku.

I pari i LDK-së tha theksoi se në këtë ditë kujtohet lindja e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare.

“Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë”, tha ai.

Ai tha se kjo datë mban emrin e Ismail Qemailit.

“Bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot!”, theksoi i pari i LDK-së.

Numri një i Lidhjes Demokratike shtoi se Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Zoti i bekoftë shqiptarët!’’, tha ndër të tjera Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)