Hoti ligjëron në Uashinton për dialogun Kosovë - Serbi: Progresi i Kosovës nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 15:21
Hoti ligjëron në Uashinton për dialogun Kosovë - Serbi: Progresi i Kosovës nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me ftesë të Prof. Edëard Joseph ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin John Hopkins në Uashington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se “Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës”.

“Progresi i Kosovës në të gjitha këto aspekte nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës.”

“(1) nuk duhet të lejojmë që Kosova të shndërrohet në çështje të sigurisë rajonale; (2) Kosova është storie suksesi në ndërtimin e shtetit demokratik dhe gjithëpërfshirës; (3) Kosova duhet sa më parë të futet në Programin për Paqe të NATO-s, si hap i parë formal drejt anëtarësimit në NATO; (4) Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i ndahen detyrat e t’i caktohen afatet kohore për integrim në BE.”

(Kosova Sot Online)