Stano: BE rekomandon lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 16:55
Stano: BE rekomandon lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe

Zëdhënësi Peter Stano, ka deklaruar se BE rekomandon që të vazhdohet praktika e vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 17 dhjetor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Stano ka thënë për Tanjug se kjo nuk është në frymën e dialogut dhe parimet e mbrojtjes së të drejtave të komuniteeve joshumicë dhe ndërtimin e mirëbesimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike.

“BE rekomandon vazhdimin e praktikës së vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe më 17 dhjetor, me lehtësimin e OSBE-së. Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi. BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai për Tanjug.

Për të lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Kurti ka kërkuar marrëveshje ndër- shtetërore, që sipas tij, duhet të bëhet me kërkesë të Serbisë.

Një kërkesë të tillë nuk e ka bërë Serbia, të cilët e kanë njoftuar Komisionin Zgjedhor që zgjedhjet nuk do të mbahen edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)