Hovenier: E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat sepse kjo është çështje për Lajçakun dhe ekipin e tij

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 21:00
Hovenier: E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat sepse kjo është çështje për Lajçakun dhe ekipin e tij

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey  Hovenier, ka folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

AI ka thënë se dallimet po ngushtohen, duke theksuar se një marrëveshje është afër.

Hovenier ka thënë se kjo është çëshjte e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por e dinë që dallimet po ngushtohen.

”E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat sepse kjo është çështje për Miroslav Lajçakun dhe ekipin e tij. Por, e di se dallimet po ngushtohen. Para pak kohëve pati takim të krye-negociatorëve dhe sa e kam kuptuar unë ata janë më afër një marrëveshjeje apo mirëkuptimit rreth mënyrës më të mirë për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Më lejoni ta them edhe këtë sepse kjo është një objektivë me të vërtetë e rëndësishme për të dy vendet: të dy vendet do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga zbatimi i plotë dhe i tërësishëm i detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit. Letra e liderëve që iu referuat më herët flet për rëndësinë që këto të bëhen paralelisht. Kosova ndërmerr një hap dhe njëkohësisht edhe Serbia ndërmerr një hap. Duhet të ketë një lloj të këtillë të paritetit dhe të dyja duhet të ndërmarrin veprim të njëmendtë dhe duke e bërë këtë përfitojnë të dy vendet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)