Haxhiu del me detaje: Ja si u përpoq burri i Liridonës ta fshihte krimin

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 18:15
Haxhiu del me detaje: Ja si u përpoq burri i Liridonës ta fshihte krimin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”.

(Kosova Sot Online)