Naim Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas: '15 mijë euro para dhe 15 mijë pas krimit'

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 22:18
Naim Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas: '15 mijë euro para dhe 15 mijë pas krimit'

Se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari G.P, bashkëshorti i Liridona Murselit, i dyshuari Naim Murseli, e ka pranuar para hetuesve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 I dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e ndodhur të mërkurën, i cili rast fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më herët njoftoi se janë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit, si është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet më tej.

(Kosova Sot Online)