Prishtinë: Një person sulmohet me shufër metalike, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 10:19
Prishtinë: Një person sulmohet me shufër metalike, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht me shufër metalike viktimën mashkull kosovar dje në Prishtinë, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

· Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 01.12.2023 - 09:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar fizikisht me shufër metalike viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)